18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Fund paqeje për shoferët: Nga 15 shtatori, 10 euro tarifa vajtje-ardhje për Tunelin e Llogarasë

Pas një vere pa pagesë, Tuneli i Llogarasë do të nisë aplikimin e tarifës për qarkullim duke filluar nga 15 shtatori. Çdo automjet do të duhet të paguajë 10 euro vajtje-ardhje, sipas vendimit të marrë nga autoritetet.

Tuneli, me një gjatësi 5.9 kilometra, ka shndërruar udhëtimin nga Dukati drejt Palasës, duke e shkurtuar kohën e përshkimit në vetëm 7 minuta, nga 45 minuta që duheshin më parë përmes Qafës së Llogarasë.

Projekti përfshin dy tunele, ku njëri shërben si tunel emergjence, por autoritetet kanë parashikuar që në rast të rritjes së fluksit turistik, të dyja të përdoren për qarkullim.

Menaxhimi i vetëpagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor (EKOR), një shoqëri aksionere me kapital shtetëror nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. EKOR do të administrojë mirëmbajtjen e portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave dhe abonimeve mujore për përdoruesit e shpeshtë.

Aktualisht, në Shqipëri janë tre segmente rrugore me pagesë: Milot–Morinë, Thumanë–Kashar dhe Dukat–Palasë, ku përfshihet edhe Tuneli i Llogarasë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...