24.7 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që u zhduk në Liqenin e Ulzës pas aksidentit me mjet uji

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë i Armando Zajsit, i riu nga Laçi që humbi jetën pas një aksidenti me mjet uji.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua për më shumë se dy ditë dhe përfshiu një numër të madh strukturash shtetërore dhe vullnetarësh. Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet zjarrfikëse, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra banorë dhe vullnetarë nga zona dhe qytete të ndryshme të vendit.

Pas kërkimeve intensive në ujërat e liqenit, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga ujërat e Ulzës, duke i dhënë fund shpresave për ta gjetur të gjallë.

Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit që i mori jetën të riut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...