2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Fushate hakmarrjeje”, Berisha akuzon Edi Ramën për abuzim me fuqinë dhe burgosjen e Opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së përmes një video-lidhjeje. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se, falë denoncimit guximtar të Ervin Salianjit, Geron Xhafaj është aktualisht i burgosur në Itali për trafik droge. Ai akuzoi qeverinë dhe gjykatat për abuzim me autoritetin, duke theksuar se Salianji është burgosur për kallëzim të rremë, si një hakmarrje për denoncimet e tij.

E vërteta është se prej denoncimeve publike të Ervin Salianjit, ju mësuat se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Faqezi Xhafaj, jo vetëm që ishte një trafikant droge i rrezikshëm me aktivitet ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, por ai ishte gjithashtu i dënuar nga gjykatat e këtyre vendeve. Ai fshihej në Shqipëri në një kohë kur kërkohej në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e marrë,” tha Berisha.

Ai vazhdoi: “Geron Xhafaj, si baron droge, me lidhje të ngushta me vëllain e kryemafiozit të Shqipërisë, Olsin, drejtonte nga Vlora trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera. Tani, për gjykatën politike personale të Edi Ramës, Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë, bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës. Ky është një akt hakmarrjeje, një dëshmi e sundimit të plotë të kodit të mafies Rama-Xhafaj në Shqipëri.

Berisha e përshkroi Edi Ramën si kreun e “narkoshtetit shqiptar”, duke thënë se me këtë akt ai nisi zyrtarisht një fushatë hakmarrjeje dhe terrori ndaj opozitës dhe shqiptarëve. “Edi Rama nuk nisi fushatë elektorale, sepse është faktuar se nuk ka zgjedhje me të. Burgosja e Ervin Salianjit është një veprim që tregon se Edi Rama ka nisur një fushatë hakmarrjeje dhe terrori ndaj opozitës.”

Ai përfundoi duke thënë se shqiptarët nuk janë naivë dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë të fortë përballë abuzimeve të pushtetit. “Në sytë e çdo shqiptari, ju jeni dëshmitarë të triumfit të krimit dhe drogës mbi të vërtetën,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT