35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gabriel Escobar mbërrin sot në Tiranë, të parin takon Bashën, me Ramën darkë private pa praninë e mediave

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të mbërrijë sot në një vizitë zyrtare në Turanë.

Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryetarin demokrat Lulzim Basha rreth orës 11:00, për të vijuar më pas rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave. Pritet që të ketë një darkë private mes tyre.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Vizita e Escobar zhvillohet vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga ana e tij, Basha ka thërritur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor.

Më herët ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se vizita e Escobar në Shqipëri do të rikonfirmojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhej gjithashtu se Escobar do të diskutojë mbi “vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...