14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin fabrikat ku kompanitë amerikane kanë aksione.

Sipas mediave shtetërore iraniane, paralajmërimi vjen pas sulmeve të fundit në dy ditët e fundit, ku disa punëtorë civilë në fabrika joushtarake kanë humbur jetën. Më herët, Garda Revolucionare njoftoi nisjen e “valës së 50-të” të operacioneve kundër bazave amerikane në rajon.

Agjencia iraniane Fars News Agency raporton se sulmet kanë përfshirë bazat amerikane në disa vende, përfshirë Al Dhafra Air Base dhe Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, bazën Juffair dhe flotën e pestë detare në Bahrein, bazën Ali Al Salem Air Base në Kuvajt dhe bazën Al Azraq Air Base në Jordani.

Deklarata iraniane përmend gjithashtu se janë shënjestruar radarë të paralajmërimit të hershëm në rajon, të cilët sipas Teheranit kanë shërbyer për mbrojtjen e Izraelit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...