26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Gazmend Bardhi: “Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në Rajon, abuzimet po dëmtojnë qytetarët”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka denoncuar çmimin e lartë të energjisë elektrike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë. Sipas Bardhit, qytetarët e Kosovës paguajnë 7.4 euro/kWh për energjinë elektrike, ndërsa qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë 11.1 euro/kWh.

Ai akuzoi ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë situatë, duke theksuar se energjia blihet shtrenjtë dhe shitet me çmime më të ulëta, duke shkaktuar pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit.

“Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/kWh. Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit, sepse energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejt e ministres Belinda Balluku”, deklaroi Bardhi.
. “Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo”, theksoi ai. 

Bardhi shtoi se kjo gjendje po rëndon mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht ata të varfër, duke përkeqësuar gjithnjë e më shumë koston e jetesës për shkak të “babëzisë” dhe abuzimeve të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...