30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Gazment Bardhi rrezikon 30 ditë përjashtim nga Kuvendi pas përplasjes me Niko Peleshin

Revolta e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë seancës plenare të së enjtes dhe përplasja e tij verbale me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, mund t’i kushtojë atij 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30, për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar socialist, i cili kërkon ndëshkimin maksimal për Bardhin, me argumentin se ai ka shkelur rëndë rregulloren dhe etikën parlamentare.

Në kërkesën e firmosur nga 14 deputetë socialistë, thuhet se Bardhi ka përdorur “tone agresive”, ka ndërprerë folësin dhe ka ofenduar rëndë kryetarin e Kuvendit.

“Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin dhe duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit. Këto përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores dhe të etikës parlamentare,” – thuhet në dokumentin e dorëzuar nga mazhoranca.

Në listën e firmëtarëve bien në sy deputetë të rinj socialistë, disa prej të cilëve janë ulur për herë të parë në këtë legjislaturë, mes tyre edhe Zegjine Çaushi.

Përplasja që çoi në përjashtimin e Bardhit ndodhi gjatë raportimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Bardhi kërkoi që pyetjet ndaj Komisionerit të bëheshin drejt nga deputetët në sallë, dhe jo vetëm përmes pyetjeve të dorëzuara me shkrim më herët, siç kërkonte drejtimi i seancës.

Kryeparlamentari Peleshi refuzoi kërkesën, duke iu përmbajtur procedurës standarde. Kjo çoi në një debat të ashpër mes të dyve, ku Bardhi akuzoi Peleshin për censurë dhe kërkoi që “të mos kthejë Kuvendin në noter të qeverisë”.

Pas disa minutash përplasje dhe thirrjes për ta lënë sallën, Bardhi refuzoi të largohej, çka e detyroi Peleshin të kalojë çështjen në votim dhe më pas të mbyllë seancën, pa përfunduar diskutimet për rendin e ditës.

Nëse Komisioni i Etikës miraton kërkesën e socialistëve, Bardhi do të përjashtohet nga Kuvendi për 30 ditë, duke humbur të drejtën e pjesëmarrjes në seanca dhe komisione parlamentare për një muaj të plotë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...