23.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

“Gëzo me engjëjt, Leandro”, Gjimnazi në zi për humbjen ne aksident te 17-vjeçarit Leandro Shametaj

Një aksident tragjik automobilistik ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme, rreth orës 01:30 pas mesnate, ku ka humbur jetën Leandro Shametaj, 17 vjeç.

I riu sapo kishte mbaruar turnin e dytë si kamerier në një lokal dhe po kthehej në shtëpi me motorin e tij të vogël “Trinity”. Udhëtimi i natës për të siguruar të ardhurat e familjes rezultoi fatal.

Gjyshi i Leandros, me lot në sy, u shpreh te morgu: “E vranë në rrugë… Ai ishte vetëm 17 vjeç. Punonte fort për të ndihmuar familjen.”

Trishtimi ka përfshirë edhe komunitetin shkollor. Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit ku Leandro ndiqte mësimet vendosën një pankartë të madhe jashtë shkollës me mbishkrimin: “Gëzo me engjëjt, Leandro”, një mesazh dhimbjeje dhe lamtumire për shokun e tyre të dashur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...