25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Giro d’Italia nis për herë të parë nga Shqipëria – Mads Pedersen fiton Etapën e Parë Durrës–Tiranë

Për herë të parë në histori, Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror, nisi garën nga Shqipëria, duke shënuar një moment historik për sportin dhe promovimin ndërkombëtar të vendit. Edicioni i 108-të i këtij aktiviteti prestigjioz startoi me të ashtuquajturën “Nisja e Madhe”, me tre etapat e para të planifikuara të zhvillohen në territorin shqiptar.

Etapa e parë, një garë prej 160 kilometrash nga Durrësi në Tiranë, u zhvillua sot dhe u karakterizua nga ritme të larta dhe emocion deri në sekondën e fundit. Danezi Mads Pedersen doli fitues pas 3 orësh, 36 minutash dhe 14 sekondash, duke e siguruar triumfin përmes një foto-finish spektakolar, vetëm 0.04 sekonda përpara belgut Wout van Aert.

Me këtë fitore, Pedersen siguroi edhe fanellën rozë, simbolin e liderit të garës.

Pas tyre u renditën emra të njohur të çiklizmit si Orluis Aular, Francesco Busatto dhe Thomas Pidcock, të cilët dhanë një performancë dinjitoze në këtë etapë historike për Shqipërinë.

Ky event shënon jo vetëm një sukses sportiv, por edhe një mundësi të madhe për promovimin e Shqipërisë si destinacion ndërkombëtar për evente të rëndësishme sportive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...