10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjatë homazheve për ish-presidentin Bujar Nishani u vunë re 3 mungesa nga polititika, Rama , Basha dhe Veliaj nuk ishin

Prej orës 10:00 të paradites së sotme, në ambientet e presidencës janë kryer homazhe në nderim të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve post covid.

Përpos personaliteteve të larta që kryen homazhe në nderim të tij, miqve, bashkëpunëtorëve, dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në këtë ceremoni kishte edhe politikanë të lartë shqiptarë që munguan.

Mungesa e parë që u vërejt ishte ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, nga prej ku do të kthehet ditën e nesërme, menjëherë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Nga ana tjetër në këtë ceremoi mungoi dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili sipas burimeve ndodhet në një vizitë pune jashtë vendit, por e cila mbetet ende e paspecifikuar. Nishani kishte qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Bashës, për mënyrën sesi ky i fundit e çoi PD-në nga humbja në humbje, në zgjedhjet ku garoi përballë socialistëve.

Në homazhe nuk ishte i pranishëm as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që të shumtë ishin ministrat dhe deputetët socialistë, që lanë pas dallimet politike për ti dhënë nderimet e fundit Nishanit.

Ish-presidenti u përcoll sot me ceremoni shtetërore, ndërkohë që qeveria e shpalli që dje ditën e sotme, një ditë zie kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...