11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Gjen ca debila që të duartrokasin”, Edi Rama i përgjigjet kritikëve pas Kuvendit Rinor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që i janë drejtuar pas fjalimit të tij në Kuvendin Rinor.

“i paparë je, e bukura është se gjen edhe ca debila që të duartrokasin. Mirë që nuk thua si Enveri, që po vdesin për bukë ata në Itali e sidomos në Angli”.

Pas një komenti të një përdoruesi në rrjetet sociale, i cili e kritikon për gjetjen e “debila” që duartrokasin, Rama ka theksuar se transformimi i Shqipërisë është real, duke sjellë si shembull zhvillimin e Thethit. Ai u shpreh se ata që kritikonin e quajnë Shqipërinë të varfër dhe të pasigurt, janë të verbër ndaj investimeve që janë bërë dhe po bëhen nëpërmjet emigracionit.

Unë nuk them që po vdesin për bukë në Itali e në Angli, se për bukë nuk ka vdekur askush as në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut të paktën. Më vjen keq për ty e ca të tjerë që shajnë mijëra të rinj se përse duartrokasin në Kuvend e tyre Rinor. Ndërkohë, çfarë thashë për Thethin ta konfirmoj prapë edhe ty dhe gjithë atyre sharësve që nuk dinë çfarë thonë. Po i njoh, i kam takuar, kam qëndruar me ta, i kam parë investimet që kanë bërë atje me kursimet e emigracionit. Dhe të them po, njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi falë të ardhurave që krijon nga puna atje në mal, pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata e kanë bërë Thethin destinacion Europian, është njeri real dhe nuk është i vetmi”-shprehet Rama.

Kryeministri shpjegoi se shumë emigrantë, si ata që janë kthyer nga Italia për të investuar në malet e Thethit, po krijojnë mundësi ekonomike reale për familjet e tyre dhe po e transformojnë këtë zonë në një destinacion turistik europian.

Ty Rita të them, se agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, po industri reale e cila po krijohet duke treguar përditë se si shpërblehet in edhe në fshatin më të largët. Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë dhe çdo vit vijnë me miliona budallenj nga jashtë që thonë se Shqipëria ka mikpritje dhe ushqim të jashtëzakonshëm kudo. Është më e lirë se nga ata vijnë, ka bukuri përrallore dhe siguri shembullore. Mirë këta që vijnë, por janë dhe ata që ulen me ne për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda 2030. Që janë çmendur fare ata, kanë rrjedhur krejt, duan të fusin në BE një narko regjim ku është ngjallur Enveri dhe ku qeveria vetëm vjedh popullin, kurse populli vetëm ikën nga sytë këmbët ose vritet e vdes rrugëve për bujë. Shqipëri apo bëhet, të gjitha ndryshimet janë reale, faktet janë atje ku janë një e punës, ku janë sipërmarrjet ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit, se ka edhe llum. Ka akoma, po dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj. Shqipëria po bëhet”, shprehet Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...