14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gjermania drejt rikthimit të shërbimit ushtarak, CDU/CSU dhe SPD arrijnë marrëveshje bazë

Lufta në Ukrainë ka ndezur sërish debatin për rikthimin e shërbimit ushtarak në Gjermani, dhe tashmë duket se është arritur një marrëveshje politike mes forcave kryesore.

Sipas televizionit publik gjerman ARD, drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD kanë rënë dakord mbi parimet bazë të organizimit të shërbimit ushtarak të ardhshëm.

Marrëveshja u arrit pas një takimi në Berlin, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), përfaqësues të koalicionit qeverisës dhe opozitës, si dhe ekspertë të mbrojtjes nga të dyja palët.

Në konsultime ishin të pranishëm Jens Spahn (CDU) dhe Matthias Miersch (SPD), drejtuesit e grupeve parlamentare të dy partive, të cilët ranë dakord për krijimin e një modeli të ri shërbimi ushtarak, që pritet të kombinojë elementë të detyrimit dhe vullnetarizmit.

Ky është hapi i parë drejt një reforme të mundshme të mbrojtjes kombëtare, në një kohë kur Berlini përballet me rritjen e presionit për të forcuar ushtrinë pas agresionit rus në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...