27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Shqipëria kërkon mrekullinë në Andorrë: Fitorja që mund të na çojë në “Play Off”-in historik të Botërorit

Shqipëria ka sot mundësinë më të madhe në historinë e saj për të siguruar kualifikimin në “Play Off”-in e Kupës së Botës. Për ta bërë këtë ëndërr realitet, kuqezinjtë duhet të fitojnë në transfertë ndaj Andorrës, dhe ta bëjnë me një fitore bindëse, në mënyrë që të mos lënë asgjë në dorë të rastësisë.

Në të njëjtën orë me ndeshjen tonë, do të zhvillohet edhe përplasja tjetër e rëndësishme e grupit K: Angli – Serbi, në stadiumin legjendar “Wembley”. Për kualifikimin, Shqipëria duhet të fitojë patjetër ndaj Andorrës dhe të shpresojë që Anglia të mundë Serbinë.

Ndeshja vendimtare në “Estadi FAF”

Sfida Andorrë – Shqipëri do të zhvillohet në qytetin e Enkamp, në “Stadiumin Ndërkombëtar të Andorrës – Estadi FAF”, me fillim në 20:45. Ky është takimi i parafundit për kuqezinjtë në grup, por mund të rezultojë ndeshja më e rëndësishme e ciklit kualifikues, pasi një fitore e jona e kombinuar me humbjen e Serbisë, do të sillte kualifikimin historik.

Gjendia e skuadrës

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar dje drejt Andorrës, pas disa ditësh përgatitjeje në Barcelonë, ku trajneri Silvinjo ka zhvilluar seanca intensive stërvitore. Skuadra është e plotë dhe në formë të mirë fizike, ndërsa nuk ka asnjë lojtar me probleme dëmtimesh.

Burime pranë ekipit bëjnë të ditur se atmosfera në grup është optimiste dhe e motivuar, me lojtarët që besojnë fort se mund ta arrijnë këtë objektiv historik.

Kushtet atmosferike

Ndeshja pritet të luhet në temperatura të ulëta, rreth 7 gradë Celsius në fillim të takimit, të cilat mund të bien deri në 5 gradë në fund të ndeshjes. Sidoqoftë, moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje, çka shihet si një faktor pozitiv për zhvillimin e lojës.

Parashikimet dhe kuotat e basteve

Kësaj here, Shqipëria shihet si favorite absolute për fitoren. Sipas kompanive të basteve, fitorja e kuqezinjve kuotohet me koeficient 1.20, ndërsa një sukses i Andorrës arrin në 22.00 – një diferencë e rrallë për ndeshjet e ekipit tonë.
Barazimi vlerësohet me koeficient 6.00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...