8.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Gjesti gënjen se do dali, fshihet në lavanteri “Dojn me m’pa jashtë u vertetu”

Një situatë e papritur ka ndodhur në “Big Brother VIP Albania 4” kur Gjesti ka shpallur vendimin e tij për t’u larguar nga shtëpia, duke krijuar panik mes banorëve. Ai ka shprehur se dëshironte të largohej për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij, ndërsa ka kërkuar që ata të mos e pengonin në vendimin e tij. Banorët janë mbledhur te dera dhe e kanë lutur të qëndrojë, por Gjesti ka insistuar në largimin e tij, duke thënë se “më e rëndësishme është shëndeti im, se loja.”

Megjithatë, pas përshëndetjes me banorët, ai ka përdorur një truk të mençur për të fshehur praninë e tij. Pas largimit të të tjerëve nga lavanderia, Gjesti është fshehur në një prej dollapeve atje, duke bërë që banorët të mendojnë se ai ka dalë me të vërtetë nga shtëpia.

Pasi është krijuar përshtypja se Gjesti ka dalë, banorët janë mbledhur në oborr, duke diskutuar për “lojën” e tij. Ndërkohë, kundërshtarët e tij shprehnin gëzim për largimin e tij. Ndërkohë, Gjesti, i fshehur ende në dollap, ka shprehur zhgënjim, duke thënë: “Krejt jon fake, këta tjerëtm s’kanë mëshirë për mu, dojn me m’pa jashtë u vertetu.”

Ky moment ka shtuar tensione dhe dyshime mes banorëve, duke bërë që loja të marrë një kthesë të paparashikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...