34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Përleshje e në mes të rrugës në Vlorë, një grup vajzash të revoltuara ndalohen nga kalimtari

Një ngjarje e papritur dhe shqetësuese ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku disa vajza janë filmuar duke u përleshur fizikisht mes tyre në mes të një rruge të frekuentuar. Pamjet e kësaj ngjarje janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar i shqetësuar, i cili denoncon dhunën mes të rinjve në vend.

Në videon e filmuar, dy vajza fillojnë një sherr mes tyre, dhe shumë shpejt përleshja përfshin edhe vajza të tjera, duke çuar situatën në një shkallë të papranueshme dhune. Ndërkohë që një djalë përpiqet të ndërhyjë për të ndaluar përleshjen, ai duket të heq dorë nga përpjekjet, pasi gjendja i del jashtë kontrollit.

Vetëm pas ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe i ndan vajzat, situata vihet në kontroll dhe shpëton nga përshkallëzimi më tej. Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më alarmante është fakti që vajzat kanë ndaluar makinën në mes të rrugës për të zhvilluar përleshjen, duke rrezikuar jetën e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Një qytetar, i cili ka dërguar pamjet në redaksi, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm: “Ky brez i degjeneruar që po degjeneron komplet”. Ky incident është vetëm një ndër dhjetëra raste të tjera që tregojnë rritjen alarmante të dhunës mes të rinjve në Shqipëri, një fenomen që po merr përmasa shqetësuese dhe ngre pikëpyetje mbi edukimin, ndikimin e rrjeteve sociale dhe mungesën e komunikimit paqësor mes të rinjve.

https://www.instagram.com/reel/DG1JeohOeOZ/?igsh=MThucXc1cmc1OGV2aA==

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...