Këngëtari i njohur Gjesti ka bërë me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kompanisë muzikore Onima, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit mbi veprat e tij.
Ai njoftoi se sot, në orën 14:00, do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori, i cili do të rëndojë jo vetëm mbi kompaninë, por edhe mbi stafin dhe bashkëpunëtorët e saj. Konflikti lidhet me një kontratë që pretendohet të jetë nënshkruar pa miratimin e artistit, duke përfshirë të drejtat për gjithë repertorin e tij muzikor.

“Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia,” deklaroi Gjesti, duke paralajmëruar gjithashtu një dalje publike ku, së bashku me avokatin e tij, do të sqarojë çdo detaj dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.






