20.7 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Rogerti dhe Miri për raportet e Selinit: “Ajo nuk e shkëput dot lidhjen me Gimbon me buton”

Në studion e “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, diskutimet për marrëdhëniet mes banorëve sollën sërish dilema për dinamikat brenda shtëpisë.

Rogerti rikujtoi një shprehje të Selinit drejtuar Mirit: “Si nuk më kupton ti mua? Kur ta bësh, do jemi duke pirë kafe në Myslym Shyr”, duke lënë të kuptohet një lidhje ende të pazbuluar plotësisht.

Nga ana e tij, Miri theksoi se situata lidhet më shumë me marrëdhënien e Selinit me Gimbën. Ai shtoi se ndarjet nuk bëhen “me buton” dhe kërkojnë kohë, duke sugjeruar se Selini mund të jetë ende e përfshirë emocionalisht ose nuk e ka përpunuar plotësisht situatën.

“Ajo lidhjen me Gimbon nuk e shkëput dot me buton, i duhet kohë për t’u ndarë nga loja apo qëndrimi me të, ndoshta akoma nuk ishte futur në pjesën e ndjenjës… Sipas meje, ekziston mundësia që ajo të mos ketë hyrë ende plotësisht në një fazë të qartë ndjenjash,” shpjegoi Miri, duke nënvizuar konfuzionin që mund të shihet në sjelljen e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...