27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gjeti portofolin me 6 mijë euro brenda, 16-vjeçari nga Shkodra ia kthen turistit italian

Efektivët e policisë së Shkodrës, u shtangën këtë të diele, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë.

Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.

Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse. I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...