11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Gjiknuri zbulon strategjinë e fushatës së socialistëve: Jo mitingje dhe shpenzime të mëdha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zbuluar strategjinë që do të ndjekin socialistët për fushatën e zgjedhjeve vendore që pritet të nisë nga java e ardhshme.

Në mbyllje të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Gjiknuri u shpreh se forca qeverisëse do të shmangë mitingjet e mëdha për zgjedhjet e 14 Majit, si dhe do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme shpenzimet.

Sipas Gjiknurit, kjo strategji do të përballë forcën që synon progresin e vendit, me opozitën që sipas tij synon vetëm që të nxijë imazhin e Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me financimet e dyshuara ruse të Partisë së Lirisë, Gjiknuri tha se PS e ka bërë thirrjen e saj për organet e drejtësisë, dhe nuk do të bëjë më tej rolin e tyre.

Damian Gjiknuri:

Është një mbledhje organizative pune, PS hyn e sigurtë me një program të qartë , në funksion të rezultatit shumë të mirë që do të marrim

Ne nuk duam të bërtasim, kemi menduar një strategji që shumë shpejt do të bëhet publike, do të synojmë aktivitete më të qeta dhe më të vogla.

Rublat ruse ata janë vetë të zhytur, strategjia jonë është për ndërtimin e të ardhmes,pala tjetër ju e dini që ka një strategji tjetër që nuk përkon me atë të shqiptarëve.

Nuk është çështja jonë, ju takon organeve të drejtësisë që të zbulojnë të vërtetën, PS e ka bërë thirrjen që kjo është një çështje kombëtare, që duhet të marrë zgjidhje nga drejtësia.

Përveç faktit që PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë, ne duam të japim mesazhe për qytetarët, ne e shikojmë Shqipërinë si një vend që po bën progres, stabël që po rritet në të gjitha dimensionet.

Ne mbjellim një pemë ata le të çirren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...