14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gjin Marku për gjakmarrjen në Tale: “Shteti dhe tranzicioni i tejzgjatur, shkaktarët e dhimbjes mes fiseve”

Pajtuesi i njohur i gjaqeve, Gjin Marku, ka reaguar pas vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Tale të Lezhës, një ngjarje e lidhur me sagën e gjakmarrjes mes dy fiseve të njohura mirditore, Kaza dhe Gjini.

Në një prononcim publik, Marku ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka hedhur akuza të forta ndaj shtetit dhe klasës politike, të cilët sipas tij kanë braktisur shoqërinë në një tranzicion të pafund dhe të rrezikshëm.

“I shpreh ngushëllimet familjes Kaza, janë familje dhe miq, jo vetëm të mi, por edhe të gjithë mirditorëve. Janë familje shumë të mira dhe të njohura tradicionalisht në Mirditë. Po ashtu edhe familja Gjini. Fatkeqësisht, nuk i ka vrarë hakmarrja, por ky sistem dhe ky tranzicion i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare,” – u shpreh Marku.

Ai kujtoi se gjatë regjimit komunist, fenomeni i gjakmarrjes ishte i zhdukur përmes kontrollit të rreptë shtetëror, ndërsa sot, në mungesë të funksionimit të institucioneve, plagë të tilla janë rikthyer në shoqëri.

“Në sistemin komunist njerëzit nuk lejohej të vriteshin, ndërsa tani, në këtë tranzicion të dëshpëruar dhe rrënues për shoqërinë shqiptare, janë shfaqur këto probleme të mëdha.”

Gjin Marku e konsideron veten dhe institucionin që ai përfaqëson si të vetmit që kanë luftuar realisht për të ndalur ciklin e dhunës përmes pajtimit. Ai theksoi se zakonet nuk janë të këqija në thelb, por janë kthyer në tragjedi për shkak të mungesës së një shteti funksional.

Lufta me traditën dhe zakonet mbetet një betejë e humbur. Zakone nuk kanë qenë asnjëherë të këqija, por mjete të popujve për të mbijetuar. Në këtë tranzicion kemi papërgjegjshmërinë e atyre që duhet t’i kenë dalë zot vendit, por që kanë zgjedhur pushtetin dhe jo rregullimin e jetës së qytetarëve.”

Marku përfundoi deklaratën e tij duke i konsideruar familjet Kaza dhe Gjini si pjesë e historisë dhe nderit të Mirditës, të cilat sot përballen me një dhimbje që buron nga braktisja e tyre nga institucionet që duhet t’i kishin mbrojtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...