20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Më shumë se një mbret” – Nusret publikon foto me Edi Ramën nga finalja e Champions League në Mynih

Kuzhinieri i famshëm turk dhe biznesmeni i njohur globalisht, Nusret Gökçe – i njohur si Salt Bae – ka publikuar një foto me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë finales së UEFA Champions League që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Mynih të Gjermanisë.

Në një mbrëmje të mbushur me personalitete nga bota e sportit, biznesit dhe politikës, Nusret ka shpërndarë imazhe të shumta me figura të njohura, por ndaj Ramës ka treguar një vëmendje të veçantë.

Në përshkrimin e fotos ku shfaqet përkrah Kryeministrit shqiptar, ai shkruan:
“Më shumë se një mbret”, duke shoqëruar postimin me simbole si një kurorë mbretërore, një sy kundër syrit të keq dhe dy zemra të kuqe, një gjest që nënkupton respekt dhe afeksion të veçantë.

Nusret Gökçe është një nga figurat më të njohura në botën e gastronomisë dhe rrjeteve sociale. Ai u bë viral në vitin 2017 falë stilit të tij unik të përgatitjes dhe servirjes së mishit, dhe themeloi zinxhirin luksoz të restoranteve “Nusr-Et”, që tashmë operon në disa prej qyteteve më të mëdha të botës.

Rama dhe Nusret janë takuar edhe më herët në ngjarje të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa ky postim nga finalja e Champions League sugjeron një raport miqësor dhe respekt të ndërsjellë mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...