29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Gjithë bota ka problem prodhimin, ne kemi problem shitjen”/ Braçe: “Është e mirëpritur çdo rritje pagash, unë vazhdoj të insistoj te…

Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi në Kuvend tjetër rritje page për kategorinë e zjarrfikësve.

Ai u shpreh se ata nuk mund të trajtohen si administrate me të njëjtën rritje page, por shtoi se duhet të marrin atë që meritojnë në raport me punën e vështirë që bëjnë.

Braçe u ndal edhe te shpërndarja e naftës falas për fermerët duke thënë se shumë prej tyre nuk e kanë marrë.

“Gjithë bota ka problem prodhimin, ne kemi problem shitjen. Nëse do e bëjmë vaj ullirin si do e shesim. Problemi më i madh që merren me këtë kulturë është sistemi fiskal. E ka dërrmuar grumbullimin dhe përpunimin. E ka bërë copash përpunimin e drejtë dhe të ndershëm. Kjo është një çështje që duhet diskutuar tani. Njëherë të vetme të mendojmë për këtë gjë. Për dëmin që i ka sjellë kjo skemë bujqësisë.

Bujqësia është zhvendosur te tokat me qira. Qiradhënësi që ju e kërkoni këtu që të firmosë këtu dhe të paraqitet vetë me kartën e identitetit është në emigrim. U bënë muaj që e them këtë gjë. Thoni që e ka Erioni inatin me këtë apo atë por duhet bërë tani. Nafta duhet të shkojë deri në fund tani. Në Lushnje janë shumë familje që nuk e kanë marrë ende naftën. Ne kemi mbështetur prodhimin më të madh bujqësor të vendit. Njerëzit sot duhet të jenë me plugë në fusha.

Është e mirëpritur çdo rritje pagash. Por unë vazhdoj të insistoj te zjarrfikësit. Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ata nuk punojnë në zyra. Nuk mund të trajtohen njësoj si ata. Meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun e tmerrshëm të punës që bëjnë. Puna e tyre është Akoma më e rrezikshme në përballje me fatkeqësitë natyrore. Tani është koha që këto kategori të marrin atë që meritojnë në raport me punëve  vështirë që bëjnë”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...