8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Gjuha politike e Ramës e padenjë për një shtetar”/ Berisha: “Politikani më i paditur, më i dështuar në historinë e tranzicionit shqiptar”

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se përdor një gjuhë të padenjë për një shtetar.

Një një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

Postimi i plotë i Berishës

Gjuha politike e Rames e padenje per nje shtetar.

Ajo turperon dhe ka kosto per vendin dhe çdo shqiptar.

Te dashur miq, nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, eshte e padenje dhe ordinere.

Gjuha politike e papranueshme e Ramës, e paprecedent dhe e papërgjegjshme, si e asnje kryeministri tjeter ne Europe e përdorur në Samitin e BE-së, si dhe sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Bullgarisë, deshmojne një sërë problemesh thelbësore për figurën dhe qeverisjen e tij:

1. Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente ne Bruksel dhe Washington si lideri me i dobet ne Europe, është një politikan inferior, politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili perpiqet te zëvendësoje mangesite e medha here me veshje bizare per protokollet zyrtare dhe here te tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.

2. Arroganca dhe injoranca e Ramës e nxjerr zhveshur nga kostumi politik, dhe, siç e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.

3. Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Kete ai perpiqet te mbuloje duke terhequr vemendjen me gjera te tjera.

4. Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje te lira ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që ka sjellë në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Rames iu refuzua për të treten herë hapja e negociatave

5. Bullgaria as që nuk do tja dijë për demagogjinë dhe katallogjet me piktura që Rama shpërndan nëpër takime lart e poshtë, prandaj edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë del me deklaratë publike kundër qëndrimeve të Ramës në Bruksel.

6. Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

7. Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në “interes” të Kosovës ndërkohë që vllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të “Balkanit te Hapur idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

8. Rama është politikani më i paditur, me i deshtuar në historinë e tranzicionit shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë.
sb

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...