12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gjykata e Apelit në Tiranë liron nga paraburgimi italianin , i akuzuar për vdekjen aksidentale të kunatit të tij

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lirojë nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pas një aksidenti tragjik që ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës. Di Tella shkaktoi aksidentalisht humbjen e jetës së kunatit të tij, 19-vjeçarit Nicola Loro, gjatë një përplasjeje me Jet Ski, teksa po bënin manovra të rrezikshme në ujë.

Në fillim, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i caktoi Di Tellës masën e sigurisë “arrest me burg” për 60 ditë, por Gjykata e Apelit e ndryshoi këtë vendim duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”. Garancia pasurore e vendosur për lirimin e tij është në vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.

Gjatë kësaj periudhe, janë dorëzuar dy raporte ekspertize: njëri mjeko-ligjor dhe tjetri teknik, që kanë të bëjnë me incidentin dhe Jet Ski-t e përfshirë. Salvatore Di Tella nuk ka bërë deklarata të reja në gjykatë, duke qëndruar në ato që ka dhënë më parë në polici. Në rrëfimin e tij, ai shpjegoi se pas përplasjes së tyre në det, një dallgë e madhe e hodhi Nicola Loro në ujë, duke shkaktuar tragjedinë.

Avokati mbrojtës i Di Tellës, Arbër Rraja, kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore ose alternativën e “arrestit shtëpiak” në banesën e personit që e kishte ftuar atë dhe të fejuarën e tij në Shqipëri për një ceremoni martesore. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën për lirimin me garanci pasurore.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës prezantoi 20 fotografi që tregonin afërsinë familjare dhe miqësinë mes viktimës dhe të dyshuarit, duke e theksuar se bëhet fjalë për një fatkeqësi familjare. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Të rinjtë kishin ardhur në Shqipëri për pushime, por ngjarja përfundoi tragjikisht me vdekjen e Nicola Loro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...