25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dorian Teliti kritikon rritjen e pensioneve: “Një lëmoshë qesharake dhe e pjesshme”

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, gjatë një interviste në një program televiziv, ka kritikuar ashpër rritjen e pensioneve me 4.1% të shpallur së fundmi nga qeveria. Ai e quajti këtë rritje qesharake dhe jo reale, duke theksuar se indeksimi i bërë po zbatohet pjesërisht nga ekzekutivi.

Teliti deklaroi se rritja e pensioneve është shumë larg asaj që nevojitet për të përballuar koston e jetesës. Ai theksoi se edhe shifrat e publikuara nga INSTAT për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës me 4.1% janë të pavërteta.

Deklarata e Telitit:

“Qeveria e ka shpallur një indeksim të pensioneve me 4.1%, por kjo nuk përfaqëson një rritje reale. Madje, ky indeksim po zbatohet pjesërisht. Si konsumatorë, e dimë që gjatë këtij viti çmimet janë rritur shumë më tepër se kaq. Shifrat e shpallura nga zyrat qeveritare dhe INSTAT, që çmimet e shportës janë rritur me 4.1%, nuk janë të sakta.”

Ai gjithashtu kritikoi qeverinë për mosrespektimin e ligjit për indeksimin e pensioneve në mënyrë të plotë dhe për aplikimin e një politike që e cilësoi si “lëmoshë”. Sipas Telitit, në praktikë kjo rritje përkthehet në rreth 250 lekë të vjetra në ditë për pensionistët, një shifër që, sipas tij, nuk përputhet aspak me nevojat reale të qytetarëve.

Teliti përfundoi duke theksuar se politika ekonomike e qeverisë po dështon në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për qytetarët më të prekur nga inflacioni dhe kriza e rritjes së çmimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...