10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Gjykata e Beratit vendos “Arrest Shtëpie” për 20-vjeçarin që aksidentoi turisten Nepalase

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Emilio Zema, një 20-vjeçar që aksidentoi me motor një turiste nga Nepali, shtetasen S.Th., 33-vjeçe, tre ditë më parë.

Masa e sigurisë është vendosur në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, ku Zema ndodhet i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra gjatë aksidentit. Sipas dinamikës së aksidentit, 20-vjeçari po qarkullonte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ndërsa turistja po përpiqej të kalonte rrugën pa qenë në vijat e bardha, duke i prerë rrugën motorit.

Prokurori Eni Culli i kërkoi gjykatës vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të Zemës për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të Zemës, gjyqtarja Lumturi Zhupa vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...