12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gjykata e Lartë emëron Gjyqtarin për rishikimin e cështjes së Ervin Salianjit

Pas kërkesës së dorëzuar nga avokatët e Ervin Salianjit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe ka caktuar gjyqtarin Sokol Binaj për të shqyrtuar çështjen e tij. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ende nuk është përcaktuar data për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ndërkohë që Gjykata e Apelit nuk e ka zbardhur ende vendimin përmes të cilit Salianji u dënua me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Kërkesa e paraqitur nga avokatët ka si objekt **pezullimin e ekzekutimit të vendimit** të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me nr. 30-2024-6822, datë 26 shtator 2024. Në këtë kërkesë, avokatët e ish-deputetit të Partisë Demokratike argumentojnë se vendimi duhet të pezullohet derisa të shqyrtohen më tej rrethanat dhe arsyet e dënimit.

Avokatët theksojnë se **deputeti Salianji ka vepruar në kuadrin e funksionit të tij politik** dhe se deklaratat e tij duhet të mbrohen nga neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që siguron lirinë e shprehjes. Ata argumentojnë se vendimi i Apelit është ekzekutuar vetëm përmes një dispozitivi të shkurtuar, pa zbardhjen e plotë të arsyetimit ligjor, një procedurë që ata pretendojnë se është e paqenë në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për ekzekutimin e vendimeve penale.

Ndërkohë, Salianji ndodhet në burgun e Fierit, ndërsa çështja po vazhdon të ndjekë procedurat e saj ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...