33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kuvendi i Shqipërisë njofton KQZ-në për zëvendësimin e mandatit të Ervin Salianjit

Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar zyrtarisht kërkesën për zëvendësimin e mandatit të deputetit Ervin Salianji, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit. Në letrën e nënshkruar nga Genc Gjoncaj, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i bëhet me dije Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për humbjen e mandatit nga Salianji dhe nevojën për plotësimin e vendit vakant.

Në njoftimin e Kuvendit, theksohet se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe rregullat e Kuvendit, Salianji ka humbur mandatin e tij pas vendimit përfundimtar që e dënon për kryerjen e një vepre penale. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është tani i ngarkuar për të vijuar me zëvendësimin e tij, duke dhënë mandatin pasuesit në listën shumëemërore të zgjedhjeve të fundit.

Letra përmban detaje të qarta mbi bazën ligjore të veprimit dhe procedurën që duhet ndjekur për plotësimin e vendit vakant.

]

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...