8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjykata e Posaçme dënon me burg grupin e “Call Center”-ave, 4.7 milionë euro të përfituara përmes mashtrimeve ndaj shtetasve italianë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj 16 të pandehurve të njohur si “grupi i Call Center-ave”, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke përfituar rreth 4.7 milionë euro nga qytetarë italianë përmes platformave të rreme të investimeve online.

Sipas vendimit, dënimet variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim efektiv, pas aplikimit të uljes me 1/3 për shkak të procedurës së shkurtuar.

Dënimet kryesore
• Bruno Çobo, i konsideruar si një nga drejtuesit e grupit, u dënua me 8 vite burgim për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
• Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burgim secili.
• Aldo Pasku dhe Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burgim.
• Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepaj), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burgim secili.

Gjykata urdhëroi që të gjithë të dënuarit të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë, duke nisur nga dita e ekzekutimit të masave të sigurimit.

Veprimtaria e grupit

Hetimet e SPAK zbuluan se grupi, me në krye Bruno Çobon, kishte ngritur rrjete “Call Center”-ash në Tiranë përmes të cilave mashtronte shtetas italianë, duke i bindur të investonin në platforma të rreme bursash.

Sipas hetimeve, mbi 1200 qytetarë italianë kanë rënë pre e skemës, ndërsa disa prej tyre kanë humbur shuma të mëdha, përfshirë një rast ku një shtetas italian humbi 700 mijë euro.

Paratë e përfituara janë investuar më pas në kriptovaluta dhe asete digjitale, duke u shpërndarë në llogari të kontrolluara nga anëtarët e grupit.

Bruno Çobo, i arrestuar më 2 maj 2025 pas kthimit të tij nga Dubai, deklaroi në gjykatë se ishte vetëdorëzuar dhe mohoi që të ishte ekstraduar nga autoritetet e Emirateve.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri… U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, – tha ai gjatë seancës.

Ky vendim vjen pas një procesi që SPAK e ka cilësuar si një nga hetimet më të mëdha të mashtrimit digjital në vend, me dëm ekonomik që kap miliona euro dhe me rrjet ndërkombëtar transaksionesh të gjurmueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...