22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Trump nënshkruan marrëveshje strategjike me Japoninë për mineralet e rralla — Takaichi e nominon për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti amerikan Donald Trump e shfrytëzoi vizitën e tij në Japoni për të kthyer marrëdhëniet dypalëshe në një mundësi të artë biznesi, duke nënshkruar një marrëveshje strategjike me kryeministren japoneze Sanae Takaichi që synon t’i sigurojë SHBA-së mineralet e rralla dhe elementet kritike për industrinë teknologjike.

Gjatë ceremonisë zyrtare në pallatin shtetëror Akasaka, Trump e vlerësoi kryeministren japoneze — e para grua që mban këtë post në historinë e vendit — duke e cilësuar si “një nga lideret më të mira që Japonia ka pasur ndonjëherë”.
“Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministret më të suksesshme”, – u shpreh Trump.

Nga ana e saj, Takaichi e quajti Trumpin “mik të vërtetë të Japonisë” dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, duke lavdëruar rolin e tij në “forcimin e stabilitetit ndërkombëtar”.

Sipas deklaratës së përbashkët, marrëveshja synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”, sektorë kyç për prodhimin e baterive, mikroçipave dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë.

Ky hap vjen në një moment kur Kina ka vendosur kufizime të reja në eksportet e elementeve të rralla, çka e ka shtyrë Trumpin të paralajmërojë tarifa 100 për qind ndaj importeve kineze.

Presidenti amerikan ndodhet në Japoni që prej të hënës, në kuadër të një turneu në Azi, gjatë të cilit pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin kinez Xi Jinping, në përpjekje për të zbutur tensionet tregtare mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...