8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Gjykata e Tiranës lë në burg 12 persona të përfshirë në skemën e paligjshme të kriptovalutave

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 12 të arrestuar si pjesë e një operacioni kundër aktiviteteve të paligjshme me kriptovaluta, ndërsa 6 të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitje” dhe 2 në “arrest shtëpie”.

Mes të arrestuarve është edhe Evis Sopi, financieri kryesor i televizionit “Syri TV”, i lidhur me Familjen Berisha. Prokuroria dyshon se përmes këmbimit të kriptovalutave kryhej pastrim parash dhe se këto transaksione shërbenin si forma pagese për grupe kriminale.

Lista e personave në “arrest me burg”:

1.Pirro Verdhi
2.Valentino Leka
3.Ridvan Nuhiji
4.Nexhmedin Sali
5.Muhamed Saraçi
6.Evis Sopi
7.Frederik Sinanaj
8.Tedi Agastra
9.Armando Gjoçi
10.Genci Sula
11.Dorian Dodaj
12.Denard Dani

Persona në “detyrim paraqitje”:

1.Arlin Kajo
2.Aldi Ruli
3.Riduan Bajrami
4.Spartak Gjoçi
5.Arbëror Agastra
6.Jonid Lazaj

Persona në “arrest shtëpie”:

1.Aurora Bregu
2.Lidra Leka

Hetimet dhe akuzat

Sipas Prokurorisë së Tiranës, aktiviteti i paligjshëm përfshinte pronarë të pikave të këmbimit valutor që shkëmbenin kriptovaluta pa licencë, bashkëpunëtorë dhe individë që promovonin këtë veprimtari në rrjetet sociale.

Akuzat për të arrestuarit përfshijnë:

•“Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare”
•“Fshehja e të ardhurave”

Operacioni rezultoi me ekzekutimin e 20 masave sigurie dhe zbuloi se disa pika këmbimi valutor ishin kthyer në qendra të transaksioneve të paligjshme, duke shmangur rregullimet ligjore dhe duke krijuar bazë për pastrim parash. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht përmasat e këtij aktiviteti kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...