21.4 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Protestë për vrasjen e Martin Canit: “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”

Dhjetëra prindër dhe qytetarë marshuan sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi dhe siguri pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar në dyert e shkollës ku mësonte.

Protesta nisi në orën 11:00 nga shkolla “Fan Noli” dhe vijoi drejt Ministrisë së Arsimit. Qytetarët mbanin pankarta me mesazhe të forta si:
•“Martin Cani, një fëmijë më pak, një dështim më shumë”
•“Pse bën sikur jeton në një vend normal”
•“Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin?”
•“Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”

Kërkesat kryesore të protestuesve:
•Përgjegjësi institucionale për sigurinë në shkolla.
•Forcimi i masave për parandalimin e dhunës mes të rinjve.
•Ndërgjegjësim për problemet sociale që çojnë në tragjedi të tilla.

Protestuesit e cilësuan ngjarjen një dështim të institucioneve shtetërore në mbrojtjen e fëmijëve dhe shprehën shqetësimin për mungesën e sigurisë në shkolla. Ata i bënë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar dhunën dhe për të ofruar mbështetje psikologjike për të rinjtë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha për sigurinë në institucionet arsimore dhe për rolin e familjes, shkollës dhe shoqërisë në edukimin e fëmijëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...