Gjykata italiane vendosi sot nën mbikëqyrje gjyqësore njësinë italiane të kompanisë franceze të modës “Christian Dior” për nënkontraktimin e prodhimit të saj me kompani kineze që dyshohet se shfrytëzonin punëtorë.
Kompania akuzohet se nuk ka zbatuar masat e duhura për të verifikuar kushtet e punës dhe aftësitë teknike të nënkontraktorëve.
Dior është kompania e tretë e modës që përballet me akuza të tilla pas Armani Group dhe një kompanie italiane të çantave vitin e kaluar.