26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Gjykata në Londër / Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Themeluesi i faqes wikiLeaks, Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara. Kështu vendosi të hënën një gjykatë në Londër. Gjykatësja Vanessa Baraitser e bllokoi kërkesën për ekstradim, për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor. Assange, 49 vjeç, kërkohet për shkak të publikimit të mijëra dokumenteve të klasifikuara të ushtrisë amerikane, më 2010 dhe 2011.

SHBA thotë se rrjedhja e atyre dokumenteve në publik, ka thyer ligjin dhe ka rrezikuar jetë njerëzish. Assange e ka luftuar ekstradimin dhe thotë se rasti i tij është i motivuar politikisht. Autoritetet amerikane thanë se vendimi do të apelohet. Assange është arrestuar në Londër me kërkesë të SHBA-së, pasi është dëbuar nga Ambasada e Ekuadorit, në prill të vitit 2019. Ai është strehuar në ambasadë qysh në vitin 2012, kur Ekuadori i ka dhënë azil politik. Ekipi i mbrojtjes ka thënë se Assange vuan nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë tendencat vetëvrasëse, që mund të përkeqësohen nëse burgoset në SHBA.

Avokatët që veprojnë në emër të Qeverisë amerikane, kanë thënë se argumentet e ekipit të mbrojtjes nuk janë “as me vend, as të pranueshme”. Sipas tyre, gjendja mendore e Assanges “nuk është aq e rëndë saqë të përjashtohet ekstradimi”. Nëse dënohet në SHBA, Assange përballet me një dënim të mundshëm deri në 175 vjet burgim, kanë thënë avokatët e tij. Megjithatë, Qeveria amerikane ka thënë se dënimi ka më shumë gjasa të jetë katër deri në gjashtë vjet burgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...