28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Goditet mafia shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar për trafikim armësh

30 persona, mes tyre disa shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Belgjikës. Mësohet se objektiv i operacionit të policisë ka qenë mafia shqiptare.

Policia ka bastisur disa banesa që kanë çuar në arrestimin e shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.

Objektiv i këtij operacioni të madh ka qenë goditja e bandës së shqiptarëve qe merreshin me tregtinë ndërkombëtare të armëve dhe drogës.

Operacioni u zhvillua sot rreth orës 04:00 të mengjesit ku u kontrolluan mbi 30 shtëpi. U sekuestruan armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.

Në të njëjtën kohë, aksione policore u zhvilluan edhe në disa vende të tjera evropiane. Dhjetra persona u arrestuan gjatë rreth gjashtëdhjetë kontrolleve të shtëpive në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje. Ky grup u godit edhe në vitin 2021 që çoi në arrestimin e 64 personave dhe u zbuluan edhe laborator kokaine.

Shqiptarët akuzohet se e fusnin kokainën në portet e Belgjikës dhe e ndanin në vendet e tjera të Europës.

“Nuk është hera e parë që mafias shqiptare në vendin tonë i jepet një goditje. Prandaj ka një shans të mirë që aksioni i mëngjesit të së martës të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar. Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukseli

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...