11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Goditet një kartel ndërkombëtar narkotrafiku në Itali: Të arrestuar 15 persona, mes tyre shqiptarë

Autoritetet italiane, përmes Drejtorisë së Antimafias së Bolonjës, kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar narkotrafiku me pjesëmarrje italo-shqiptare. Operacioni, i zhvilluar në rajonin e Emilia-Romagna, çoi në arrestimin e 15 personave, nga të cilët 12 janë vendosur në masën “arrest në burg” dhe 3 në “arrest shtëpie”. Pesë prej tyre rezultojnë të banojnë në provincën e Reggio Emilia.

Hetimi, i cili filloi në vitin 2020, ka zbuluar një sistem të sofistikuar të importit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që përfshinte vendet si Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda. Organizata kriminale akuzohet për menaxhimin e sasisë së konsiderueshme të drogës: mbi 23 kilogramë kokainë, 6 kg heroinë, 80 kg hashash dhe 240 kg marihuanë, me një vlerë tregu që kap shifrën e 8 milionë eurove. Gjithashtu, u sekuestruan sasi të mëdha valute në euro cash.

Rrjeti kishte shtrirje të gjerë në territorin italian, duke lidhur rajone si Emilia-Romagna, Lazio dhe Kalabri, ndërsa disa nga anëtarët kishin lidhje të drejtpërdrejta me organizatën mafioze ‘Ndrangheta’ dhe grupe të tjera kriminale.

Operacioni u bë i mundur falë një hetimi të thelluar, i bazuar në Urdhrin Evropian të Hetimit (OIE), dhe përfshiu bashkëpunimin mes forcave policore franceze, holandeze dhe belge. Hetuesit përdorën platformën e koduar të komunikimit SKYECC për të dekriptuar miliona mesazhe me interes hetimor, të shkëmbyera midis anëtarëve të rrjetit.

Përveç trafikut të drogës, hetimi zbuloi transaksione financiare të mëdha, përfshirë transferime me vlerë deri në 5 milionë euro dhe shkëmbime cash deri në 500 mijë euro midis grupeve kriminale.

Operacioni përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe përforcon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...