25.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Grabitet banesa e biznesmenit Nazmi Çangu, autorët me maska e armë lidhin e torturojnë kryefamiljarin

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se kanë qenë rreth 10 vetë të armatosur e me maska që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të natës.

Çangu është transportuar në spital pas grabitjes, pasi grabitësit i kanë prerë gishtat dhe e kanë dhunuar brutalisht.

Familja e biznesmenit ka qenë për dark tek një mik dhe janë kthyer në banesë rreth orës 23:00. Rreth orës 1 të natës një grup prej 10 personash me armë e maska i ka hyrë në banesë, duke i mbyllur familjarët në katin e tretë ndërsa të zotin e shtëpisë e kanë gjetur në një dhomë ku po flinte i vetëm dhe e kanë lidhur me fasheta dhe torturuar për t’i dhënë çelësin e kasafortës që ai mbante në shtëpi.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT