5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie”, flet punonjësia e Kim Kardashian

Në një intervistë për revistën “The Variety”, Kim Kardashian ka dhënë një këshillë për të gjitha vajzat dhe gratë, që është komentuar mjaft në rrjet.

’Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanic*n dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë’, u shpreh Kim në këtë intervistë.

Pikërisht kjo deklaratë bëri xhiron e rrjetit, por një ish-punonjëse e Kim-it nuk ka ngurruar të reagojë për fjalët e saj.

Vajza në fjalë, e quajtur Jessica DeFino, ka bërë disa deklarata që me siguri yllit të “KUWTK” nuk do t’i pëlqejnë. Ajo ka treguar se punonte në kompaninë e Kim dhe është paguar me një shifër qesharake.

“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ‘’99 Cents Only’’. Më është dashur të mungoj duke pretenduar se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë’’, ka shkruar Jessica DeFino në një postim në “Twitter” që ka mbledhur më shumë se 1 milion pëlqime.

Jessica gjithashtu kritikoi motrat Kardashian për standartet e pamundura të bukurisë që kishin vendosur.

“Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerët të ‘vazhdonim njëjtë’ me ta, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe kurrë nuk ishin të kënaqura.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...