7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Gripi i shpendëve/ Asnjë rast i ri në 24 orët e fundit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar këtë të martë se në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me gripin e shpendëve.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe sipas zv ministres deri tani nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

“Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër.

AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Në 24 orët e fundit
• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
• Nuk kemi vatra të reja infeksioni
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
• Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit

Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta.

Informacioni i nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët gjendet në faqet e webit të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, tha zv.ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...