4.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Grup kriminal nga Kosova dyshohet për 161 grabitje në Zvicër, dëmi mbi 700 mijë franga

Një seri grabitjesh të ndodhura në fillim të shtatorit 2025 në komunën Hochdorf ka çuar në zbulimin e një grupi kriminal që vepronte në shkallë kombëtare në Zvicër. Policia e Luzernës arriti të arrestojë të dyshuarit, ndërsa në automjetin e tyre u sekuestruan sende që dyshohet se janë të vjedhura, si edhe mjete për thyerje, raporton Blick.

Pas arrestimeve, Prokuroria për Krime të Veçanta, në bashkëpunim me Policinë e Luzernës, zhvilloi hetime të thelluara, nga të cilat rezultoi se personat e ndaluar janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar. Të dyshuarit, gjashtë gjithsej, janë shtetas nga Kosova, të moshës 26 deri në 57 vjeç.

Sipas autoriteteve, ata akuzohen se, në përbërje të ndryshme, kanë kryer 161 grabitje në të paktën 11 kantone të Zvicrës. Objektiv kryesor i vjedhjeve kanë qenë bizneset dhe ndërmarrjet tregtare, ku synimi ishte kryesisht marrja e parave.

Vlera e përfitimeve nga aktiviteti kriminal llogaritet rreth 590 mijë franga zvicerane, ndërsa dëmi i përgjithshëm material arrin në rreth 705 mijë franga.

Hetimet ndaj autorëve të dyshuar vijojnë ende pranë Prokurorisë për Krime të Veçanta. Autoritetet theksojnë se për të gjithë të pandehurit zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë, deri në përfundimin e formës së prerë të procedurave gjyqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...