27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Athina në dilemë për ftesën e SHBA-së: Greqia ende pa vendim për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Vendimi i Greqisë për t’iu përgjigjur pozitivisht ose jo ftesës së Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, më 19 shkurt në Uashington, mbetet ende i hapur dhe i kushtëzuar nga faktorë politikë dhe diplomatikë, raporton media greke “eKathimerini”.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur në parim kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së Athinës në këtë bord, duke argumentuar se ai është krijuar për të anashkaluar Kombet e Bashkuara dhe se funksionon jashtë kornizës së Rezolutës 2803/25 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila lidhet me aktivizimin e planit të paqes për Gazën.

Megjithatë, dilema për qeverinë greke lidhet me faktin se takimi i 19 shkurtit pritet të fokusohet kryesisht në fazën e dytë të planit të paqes, që është edhe arsyeja kryesore për ngritjen e këtij bordi. Sipas burimeve zyrtare greke, kjo mund të shërbejë si një justifikim për pjesëmarrjen e Greqisë, ndonëse theksohet se diskutime të ngjashme në të kaluarën kanë devijuar shpesh nga axhenda fillestare.

Vendimi pritet të ketë kosto diplomatike në të dyja rastet. Një refuzim i ftesës, pas kërkesave të përsëritura nga Uashingtoni, mund të sjellë tensione në marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë. Nga ana tjetër, një pranim i ftesës rrezikon të mos pritet mirë nga Gjermania dhe Franca, të cilat, së bashku me Spanjën, mbajnë një qëndrim më kritik ndaj këtij procesi.

Burime diplomatike greke e përshkruajnë Italinë si një “barometër” në këtë çështje, për shkak të lidhjeve të ngushta të kryeministres Giorgia Meloni me presidentin amerikan Donald Trump, si dhe rolit të saj të rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian. Italia, si vend mesdhetar që po forcon bashkëpunimin me Turqinë, ka një peshë të veçantë në vlerësimet strategjike të Athinës.

Përveç Greqisë, Shtëpia e Bardhë ka ftuar në takim edhe Qipron, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë dhe Suedinë. Brenda BE-së, vetëm Hungaria dhe Bullgaria kanë reaguar pozitivisht që në fillim, një zhvillim që, sipas burimeve diplomatike, ka habitur zyrtarët në Bruksel.

Ndërkohë, Turqia pritet të jetë e përfaqësuar në Uashington dhe shihet si një partnere kyçe e SHBA-së në përpjekjet për të riformatuar balancat në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Në të njëjtën datë, kryeministri Mitsotakis ka planifikuar të marrë pjesë në një samit për inteligjencën artificiale në Indi, më 19–20 shkurt. Zyrtarë grekë bëjnë me dije se këto plane mund të rishikohen, nëse një vizitë në Uashington vlerësohet politikisht më e domosdoshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...