31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Hakerët sulmojnë postën elektronike të FBI-së/ “Urgjente, kërcënim në sisteme”

Hakerët kanë sulmuar sistemin e jashtëm të postës elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI), tha agjencia e zbatimit të ligjit, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.

Mediumi Bloomberg më 13 nëntor raportoi se hakerët dërguan dhjetëra mijëra email-a të rremë nga një llogari e FBI-së, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik.

Disa nga e-mailet ishin me titull: “Urgjente: kërcënim në sisteme”.

Mesazhi i e-mail-it ishte një paralajmërim i çuditshëm, teknikisht jokoherent. Hakeri nënshkroi si Grupi i Zbulimit dhe Analizës së Kërcënimeve Kibernetike të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili nuk ekziston për të paktën dy vjet.

Grupi i pavarur i sigurisë Spamhaus raportoi se emailet e rreme u dërguan në dy periudha herët më 13 nëntor nga një adresë në Portalin e Ndërmarrjeve të Zbatimit të Ligjit të përdorur nga agjenci të shumta qeveritare.

Autoritetet amerikane thanë se ishin në dijeni të e-maileve të rreme që dërgoheshin nga një llogari e FBI-së, por dhanë pak detaje.

“Kjo është një situatë në zhvillim dhe nuk jemi në gjendje të japim ndonjë informacion shtesë në këtë moment. Ne vazhdojmë të inkurajojmë publikun që të jetë i kujdesshëm”, tha FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Nuk ka asnjë të dhënë se si u dërguan email-et ose cilat sisteme mund të ishin komprometuar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...