12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Hakerimi i INSTAT: Censusi i sigurt, por sulmi kërcënon sistemet e tjera

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa, ka raportuar për sulmin kibernetik ndaj INSTAT. Tafa bëri të ditur se qëllimi i sulmit ishte fshirja e sistemit të INSTAT, por përmendi se deri më tani censusi është i sigurt dhe i paprekur.

“Ditën e djeshme në mëngjes u informuam për një sulm kibernetik drejt INSTAT dhe kemi ngritur menjëherë grupin e punës për të parë situatën. Nga analiza e deri tanishme është parë prezencë e indikatorëve apo treguesve që kanë pasur si qëllim fshirjen e sistemeve të INSTAT dhe kjo fshirje konsistonte në punën dhe aktivitetin e brendshëm të INSTAT. Por deri tani s’ka dalë asnjë gjurmë që të kompromentojë censin. Këto të dhëna janë të izoluara në një vend tjetër dhe nga analiza është parë që nuk janë gjetur gjurmë që shkojnë tek censusi. Deri tani censusi quhet i sigurt dhe i paprekur,” tha Tafa.

Ai gjithashtu shtoi se kjo situatë kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm nga aktorët brendshëm dhe ndërkombëtarë dhe tha se ligji aktual nuk jep fuqi të mjaftueshme për të kryer proceset parandaluese dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike. Në fund, Drejtori i AKCESK tha se pritet një ndryshim ligji në fund të shkurtit për të përfshirë institucionet në proceset e sigurisë kibernetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...