32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Autorët e vrasjes së transgjinorit dënohen me burgim të përjetshëm

Autorët e vrasjes së 16-vjeçares Brianna Ghey në një park në Cheshire në shkurt të vitit 2023 janë dënuar me burgim të përjetshëm. Scarlett Jenkinson dhe Eddie Ratcliffe janë gjetur fajtorë për një vrasje “brutale, të planifikuar dhe sadiste”.

Gjyqtarja Justice Yip tha se Jenkinson ishte motivuar nga një “dëshirë e thellë për të vrarë”, ndërsa motivimi i Ratcliffe ishte pjesërisht armiqësia ndaj identitetit transgjinor të Brianna-s.

Gjatë seancës së dënimit, ajo theksoi se sulmi ishte “shumë i qëndrueshëm dhe i dhunshëm” duke përfshirë 28 plagë me thikë në viktimë. Familja e Brianna-s ishte e pranishme në gjykatë për dënimin e autorëve të vrasjes.

Duke dënuar çiftin në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit, gjyqtarja tha se ajo “nuk donte të ndalej në vetë vrasjen, por ishte brutale”, ndërsa viktima pësoi 28 plagë me thikë. “Të marra së bashku lëndimet tregojnë për një sulm shumë të qëndrueshëm dhe të dhunshëm”, shtoi ajo.

“Mjerisht, Brianna nuk mund ta ketë humbur vetëdijen menjëherë dhe ajo duhet të ketë qenë e vetëdijshme se po sulmohej”. Familja e Brianna-s ishte ulur nëpër disa stola. Babai i saj Peter Spooner pohoi me kokë kur u dha dënimi i Jenkinson. Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e vrasësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...