22.5 C
Tiranë
Monday, April 27, 2026
spot_img

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeçari i atëhershëm mes të dyshuarve për atentatin ndaj çiftit Mujeci

Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve është pista e hakmarrjes për një konflikt të vjetër.

Sipas burimeve hetimore, mes të shpallurve në kërkim është edhe Renato Mhillaj, i cili ishte vetëm 13 vjeç në vitin 2016, kur babai i tij, Genc Mhillaj, u vra me armë zjarri. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me kushërinjtë e tij, Adriano Mhillaj (22 vjeç) dhe Florin Mhillaj (36 vjeç), për organizimin dhe kryerjen e atentatit.

Konflikti mes dy familjeve daton që nga viti 2016, kur për vrasjen e Genc Mhillajt u akuzuan Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij, Jozef Mujeci. Të dy u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër në vitin 2018, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli në vitin 2019. Megjithatë, në tetor të vitit 2024, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim, duke e lënë dosjen ende të hapur.

Ngjarja kulmoi më 26 prill 2026, rreth orës 14:50, në aksin Balldren–Torovicë, ku çifti u qëllua me breshëri armësh teksa udhëtonte me automjet.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur dy mjete: një “Audi A4” për ndjekje dhe një “Volkswagen” pa targa për të bllokuar rrugën e viktimave, përpara se të hapnin zjarr. Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja.

Hetimet vijojnë për kapjen e tre të dyshuarve, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes për konfliktin e hershëm mes familjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kaos në Vlorë para sezonit turistik: oraret e pastrimit dhe kontenierët bllokojnë rrugët kryesore

0
Me afrimin e sezonit turistik, trafiku në qytetin e Vlorës po rëndohet ndjeshëm, duke nxjerrë në pah edhe problematika të tjera në menaxhimin urban. Një...

Parkim pa kriter pranë Gjykatës në Vlorë: bllokokohet trafiku në një nga zonat më...

0
Parkimi i pakontrolluar i automjeteve pranë Gjykatës vijon të mbetet një problem i përsëritur për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët. Mjetet e vendosura në mënyrë...

Horoskopi ditor, e Hënë, 27 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Mos u nxito në vendime – reflektimi sot është më i vlefshëm se veprimi i shpejtë. ♉ Demi Je në qendër...

Prashikimi i motit, e Hënë, 27 Prill 2026

0
Më 27 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të forta pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës...

Gjermania akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj ‘Signal’: dyshime edhe për zyrtarë të lartë...

0
Autoritetet në Berlin kanë fajësuar Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që kanë shënjestruar platformën e mesazheve Signal, e përdorur nga politikanë, diplomatë, ushtarakë...