20.6 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Gjermania akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj ‘Signal’: dyshime edhe për zyrtarë të lartë shtetërorë

Autoritetet në Berlin kanë fajësuar Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që kanë shënjestruar platformën e mesazheve Signal, e përdorur nga politikanë, diplomatë, ushtarakë dhe gazetarë në Gjermani.

Sipas burimeve qeveritare gjermane, sulmet janë zhvilluar që prej muajit shkurt përmes skemave “phishing”, ku përdoruesit janë mashtruar për të dhënë akses në llogaritë e tyre. Vlerësimet paraprake tregojnë se pas operacionit mund të qëndrojë shteti rus ose struktura të lidhura me të.

Raportohet se rreth 300 persona janë prekur nga këto sulme, përfshirë edhe figura të larta politike si presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, ndërsa ka dyshime se mund të jetë komprometuar edhe telefoni i kancelarit Friedrich Merz.

Autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e plotë të ndërhyrjes dhe dëmet e shkaktuara në sistemet e komunikimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...