14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Halit Valteri në GJKKO: “E shfrytëzova politikisht çështjen Maloku për të fituar kredenciale si deputet”

Tiranë – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, sot zyrtar dhe kandidat për zgjedhjet vendore të 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka dhënë një dëshmi befasuese para trupës gjykuese të GJKKO, ku ka pranuar se ka shfrytëzuar politikisht tragjedinë e familjes Maloku për të rritur profilin e tij si politikan i opozitës në vitin 2019.

Ngjarja në fjalë lidhet me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i tij. Në një interpelancë të asaj kohe në Kuvendin e Shqipërisë, Valteri përmendi emra të ndryshëm që lidheshin me çështjen, përfshirë zyrtarë policie dhe emra të dyshuar të botës së krimit.

“Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Ai më tha: ‘Më kanë vrarë djalin, kam videot e atyre që ma kanë bërë’. Më dha një tablet ku shfaqeshin dy persona, një me kapele, një pa kapele,” u shpreh Valteri në sallën e gjyqit.
“Më kërkoi të flisja në Parlament për zbardhjen e ngjarjes dhe unë e bëra, përmenda disa emra që më kishte dhënë ai. Kam folur në emër të tij. E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht për të marrë kredencialet e mia si deputet i opozitës,” pranoi Valteri para GJKKO-së.

Ish-deputeti përmendi gjithashtu se pas fjalës së tij në Kuvend kishte marrë një telefonatë nga Ramazan Rraja, një emër i njohur për autoritetet, i cili i kishte kërkuar llogari për përmendjen e emrit të tij dhe të Lenti Rrajës, por sipas Valterit, nuk kishte pasur kërcënim të drejtpërdrejtë.

“Ramazani më tha: ‘Pse na ke përmendur emrat?’ Telefonata ishte në WhatsApp,” deklaroi ai.

Pretendime për inskenim politik

Avokati i Elvis Dervishajt, një tjetër i përfshirë në çështje, pretendoi se gjithë veprimtaria e Valterit kishte qenë e stisur nga Arjan Ndoja dhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Kërkojmë që të administrohen bisedat mes Halit Valterit dhe Arjan Ndojës. E gjithë historia është inskenuar,” tha avokati në sallën e gjyqit.

Deklaratat e Valterit kanë nxitur reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e klasës politike, për mënyrën se si një tragjedi është përdorur për përfitime personale dhe politike.

Procesi në GJKKO vijon, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme lidhur me dëshmitë dhe administrimin e provave të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...