25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Shqiptari që kërcënoi me publikimin e fotove intime arrestohet në Londër, pritet ekstradimi në Shqipëri

Londër – Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe nën akuzën e intimidimit dhe kërcënimit me publikimin e materialeve intime, ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri në fund të vitit 2020. Flamur Gega u ndalua nga autoritetet britanike dhe u paraqit përpara Gjykatës së Ekstradimeve Westminster Magistrates Court të enjten.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të cilat janë siguruar nga Top Channel, Gega ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi më 20 dhjetor 2020 kishte kërcënuar një vajzë se do të shpërndante foto dhe pamje intime, duke i shkaktuar viktimës frikë dhe pasiguri për jetën.

Arrestimi i tij është kryer për llogari të Interpol Tiranës, si pjesë e një bashkëpunimi ndërkombëtar për kapjen e personave në kërkim.

Gega do të qëndrojë në paraburgim në burgun HMP Wandsworth deri në seancën e radhës për procesin e ekstradimit, e cila është caktuar për më 3 korrik 2025.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat ligjore për të mundësuar rikthimin e tij në vend, ku do të përballet me drejtësinë për veprat penale që i ngarkohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...