10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Hapet për qarkullimin në qershorin e 2024/Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë.

“Është shumë e rëndësishme që ky tunel kur të përfundoj, ashtu siç e kemi premtuar, në qershor të 2024, të gjitha veprat infrastrukturore të jugut të Shqipërisë do të jenë të ndërlidhura. Bypassi i Vlorës do të jetë i ndërlidhur si me rrugën e aeroportit, pra ajo rrugë e cila del në autostradën Fier-Vlorë, do të jetë i lidhur edhe me koncesionin Orikum-Dukat dhe Orikum-Dukati do të jetë i lidhur me hyrjen e tunelit të Llogarasë dhe ndërkohë dalja e Palasës do të jetë e lidhur me rrugën Palasë-Dhërmi”, nënvizoi Balluku, ndërsa shtoi se punimet në këtë tunel plotësojnë kriteret e Bashkimit Europian.

“Ky është një tunel që plotëson të gjitha parametrat e sigurisë rrugore sipas kritereve të Bashkimit Europian dhe me të vërtetë në 2024 Shqipëria do të ketë atë që unë e quaj diamanti, xhevahiri i kurorës së infrastrukturës së Shqipërisë, pra tunelin e Llogarasë”, tha Balluku.

Krahas tunelit kryesor me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, kjo vepër do të ketë edhe tunelin e emergjencës me një gjatësi prej 5.4 kilometrash. Të dy tunelet lidhen me njëri tjetrin me 11 hyrje – dalje, ndërkohë do të ketë gjithashtu edhe 6 sheshpushime, si një mundësi apo nevojë për t’u shfrytëzuar nga drejtuesit e automjeteve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...