22.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Ja skema e mashtrimit të 30-vjeçares Milena Deraj që vodhi 570 mijë euro nga persona të ndryshëm

Ekonomistja Milena Deraj është vënë paraditen e sotme në prangat e Policisë së Tiranës, pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash familjes Verracaku, me pretendimin se do i ndihmone në një proces gjyqësor.

Deraj, e cila rezulton se më herët ka punuar pranës Bankës së Shqipërisë, mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Verracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Në kuadër të operacionit ‘Last Fraud’, janë shpallur në kërkim shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Fasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.

Por, familja Verracaku nuk janë të vetmit që kanë rënë “pre e grackës” së Derajt pasi 30-vjeçarja ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro, në këmbin të bonove të thesarit. Kur ajo kuptoi se ishte mashtruar, atëhere u paraqit në Polici ku dhe denoncoi rastin.

Deraj rezulton një emër jo i panjohur, pasi në rrjetet sociale ajo ka postuar vazhdimisht foto nga aktivitete të ndryshme publike, ku merrte pjesë përfshirë edhe foto nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjithashtu, ajo mban dhe një fotografi krah ish-ambasadorit John Withers si dhe një tjetë foto krah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...